Sport

Caktohet orari i dy ndeshjeve të mbetura të Superligës

0
caktohet-orari-i-dy-ndeshjeve-te-mbetura-te-superliges

Kampionët e Kosovës kanë qenë të angazhuar në gara evropiane, dhe nuk kanë zhvilluar tri ndeshjet e para në Superligë.

Dy ndeshjet e para, Drita do t’i zhvillojë në datat e kombëtareve në tetor.

Njoftimi i Federatës së Futbollit të Kosovës:

Komisioni i Garave ka caktuar orarin e ndeshjeve të mbetura të Superligës. Kësisoj, ndeshja e mbetur e javës së parë, Drita – Llapi, do të zhvillohet të shtunën (më 10 tetor), derisa ndeshja e javës së dytë Drita – Trepça’89, do të zhvillohet të mërkurën (më 14 tetor). Ndërkohë, për terminin e ndeshjes së mbetur të javës së 3-të, Prishtina – Drita, KG do të vendosë më vonë.

/Lajmi.net/

Lexo të tjera