Capital T sapo ka publikuar projektin e shumëpritur “Fjalët e nanës”, këngë të cilën e vizualizoi edhe me klip, shkruan lajmi.net.
Këtë herë, reperi erdhi ashtu siç nuk e kemi parë më parë, ndërsa projekti i ri i tij ka një temë më ndryshe, ai i dedikohet nënës.
Teksti dhe videoja e këngës emocionojnë të gjithë, ndërsa vlen të theksohet se protagoniste e klipit është aktorja Lena Kryeziu.
Ditë më parë, me anë të një postimi, Capital T tha se këtë projekt do ta ketë gjithmonë në zemër, kurse porosit të gjithë që t’i duan prindërit, ngase një ditë nuk do të kenë mundësi. /Lajmi.net/