Uncategorized

Cardi B e pranon se ishte në shtrat me Offset kur e postoi pa dashje foton nudo

0

Cardi B dhe Offset ishin në shtrat së bashku kur ajo postoi aksidentalisht një foto nudo në Instagram këtë javë, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Reperja e hitit “WAP” e bëri të ditur këtë gjë të mërkurën, derisa ishte në një lidhje live në Instagram.

Ajo tha se po bisedonte me Offset dhe i tha “Po ndihem sikur po bëj fotografi dhe pastaj shtyp butonin dhe e shoh se po ngarkohet dhe them O Zoti im, fotografia po ngarkohet”.

Offset më pastaj i tha asaj se fotografia është postuar në Instagram dhe atë më pas e kapi paniku kur e kuptoi se bota e kishte parë imazhin topless.

“Në kohën kur unë ndeza telefonin tim dhe e fshiva atë, të gjithë dhe nënat e tyre e panë. Ajo ishte kudo në internet”, shpjegoi reperja, e cila ka bashkëpunuar edhe me Jennifer Lopez dhe Megan The Stallion.

Cardi dhe Offset duket se janë përsëri bashkë, pasi u panë së bashku në festën e ditëlindjes së reperes.

Por, ajo muajin e kaluar kishte bërë kërkesë për divorc në Atlanta, madje kërkoi kujdestarinë e vajzës. /Lajmi.net/

View this post on Instagram

Too many bute pics of the night

A post shared by Cardi B (@iamcardib) on

Lexo të tjera