Sport

Cavani për pak sa nuk u tërhoq nga futbolli këtë vit, zbulon arsyen

0
cavani-per-pak-sa-nuk-u-terhoq-nga-futbolli-kete-vit,-zbulon-arsyen

Cavani nënshkroi me Djajtë e Kuq si një agjent i lirë të hënën, duke u bashkuar me klubin me një kontratë fillestare një vjeçare me mundësinë e vazhdimit të 12 muajve të tjerë.

33-vjeçari do të fitojë 11 milionë euro për sezon në ‘Old Trafford’, me një potencial të mëtejshëm për t’u rritur në 2 mln të lidhura me performancën dhe një bonus të nënshkrimit prej 4 milionë euro.

“Shëndeti i familjes suaj është i pari”, tha Cavani për programin argjentinas të radios Dos de Punta. “Sigurisht që e konsiderova idenë e lënies së futbollit. Është e vërtetë që unë arrita ta mendoja atë opsion dhe atë mundësi të ndaloja së luajturi dhe të qëndroja në fshat, t’i përkushtohesha jetës time në fshat”.

“Ne kemi vuajtur nga koronavirusi me familjen time dhe me të dashurën time. E vërteta është se ishte keq për shkak të frikës që zgjohej. Faleminderit Zotit që u shëruam mirë dhe evoluam mirë dhe ja ku jemi”. /Lajmi.net/ 

Lexo të tjera