Bota

Ceremonia ‘sekrete’ që u zhvillua në orët rreth mesnatës: Dalin pamjet e para të paradës ushtarake të ‘udhëhequr’ nga Kim Jong Un

0

Kim Jong Un ka pohuar se vendi i tij “është i lirë nga coronavirusi” dhe uroi ‘shëndet të mirë’ për të gjithë njerëzit në botë që ‘po luftojnë sëmundjet e virusit të keq’ ndërsa drejtoi një paradë ushtarake për të shënuar 75 vjetorin e sundimit të Koresë së Veriut këtë mëngjes.

“Unë i uroj shëndet të gjithë njerëzve në botë që po luftojnë sëmundjen e virusit të keq”, citohet të ketë thënë Kim, në një fjalim të transmetuar në mediat shtetërore, përcjell Telegrafi.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tregonin që Kim bënte një paraqitje ndërsa ora i afrohej mesnatës.

I veshur me një kostum gri dhe kravatë, ai përshëndeste turmën dhe pranoi lule nga fëmijët ndërsa ishte i rrethuar nga zyrtarë ushtarakë të veshur me radhë medaljesh.

Ndonjëherë i emocionuar, Kim falënderoi ushtrinë “për punën e madhe për t’iu përgjigjur katastrofave natyrore dhe për të parandaluar një shpërthim të coronavirusit”.

Ndryshe, Koreja e Veriut nuk ka raportuar ndonjë infeksion të brendshëm me coronavirus, një pohim që Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara e kanë vënë në dyshim.

Dhe Kim tha se shpreson që Koreja e Veriut dhe e Jugut të “bashkojnë duart” përsëri pasi kriza e coronavirusit të ketë mbaruar.

Ndërsa pjesëmarrësit në ngjarje të tjera të festave u treguan të veshur me maska, askush në paradë nuk dukej se kishte maskuar.

Lexo të tjera