Lajme

Çështja e asociacionit, Lajçak viziton Prishtinën dhe Beogradin

0

Përfaqsuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak do të vizitoj Beogradin dhe Prishtinë, në javën që vjen, në përpjekje për të “zhbllokuar” çështjen e asociacionit rreth të cilit ndodhi ndalimi i dialogut, mëson RTS në burime diplomatike në Bruksel, transmeton “Bota Sot”.

Para vizitës së Lajçakut, ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së në takimin e Luksemburgut me 12 tetor do të shqyrtojnë situatën rreth dialogut mes Prishtinës edhe Beogradit, i cili u paralajmërua në Këshillin e BE-së.

Burimet diplomatike kanë thënë se takimi në Luksemburg është shqyrtimi i parë politik për dialogun në nivelin ministror pas një kohe të gjatë.

“Dialogu është i lidhur fortë me perspektivën evropiane të Serbisë e Kosovës, dhe i dërguari special Lajçak të hënën do dëshiron të dëgjojë nga ministrat si e kuptojnë ata këtë perspektiv dhe si BE mund të bëjë diçka më shumë se sa vetëm ndërmjetësimi në dialog”, kanë thënë këto burime diplomatike.

Në rrjedhën e deritashme të dialogut, ndër temat e përcaktuara për dialog ishte edhe çështja e asociacionit të komunave serbe, por pala nga Prishtina ka humbur mandatin të bisedoj për atë, ndërsa situata politike në Prishtinë është shumë jo stabile thonë burime të përfshira në dialog dhe nënvizojnë se çështja e asociacionit do të duhet të kthehet në rend të ditës.

Pas debatit me ministrat e punëve të jashtme për detajet e dialogut, Lajçak udhëton në Beograd edhe Prishtinë, ku me zyrtarët do të bisedoj para së gjithave për asociacionin e komunave kanë thënë për RTS në prag të takimit të Këshillit të ministrave të hënën./BS

Lexo të tjera