Lajme

Çfarë moti na pret nga nesër?

0

Masat e fuqishme ajrore të thata anticiklonike kanë dominuar gjatë muajit Nëntor në rajonin tonë duke kushtëzuar mot kryesisht stabil, me intervale kohore diellore, vranësira, mjegull dhe ngrica të dobëta. Ende jemi nën ndikimin e këtyre masave të thata ajrore, por ka disa shenja që këto masa masa ajrore do të fillojnë të dobësohen, veçanërisht gjatë javës tjetër.

Nesër (E Premte) do të kemi depërtimin e një fronti të dobët të ftohtë ajror, por nuk pritet ndonjë ndryshim i madh i motit, edhe pse priten vranësira të cilat në disa rajone do të sjellin reshje të dobëta, lokale shiu. Këto reshje do të jenë simbolike dhe afatshkurtra dhe nuk do të përfshijnë tërë territorin. Për fundjavë përsëri do të kemi fuqizimin e anticiklonit ku na pret mot stabil, me vranësira, intervale kohore diellore si dhe me temperatura ditore relativisht të ngrohta për këtë periudhë kohore.

Gjatë javës tjetër sipas të gjitha gjasave do të kemi depërtimin e masave të lagshta ajrore ciklonike të cilat do të na sjellin reshje shiu, reshje bore në viset kodrinore-malore, ndërsa reshjet e dëborës mund të paraqiten edhe në disa ultësira në Republikën e Kosovës, megjithatë modelet globale numerike-kompjuterike për parashikim të motit ende janë në përpunim të të dhënave dhe në proces të largimit të kontradiktave që kanë mes tyre. Ne do të jemi duke e përcjelle gjendjen sinoptike dhe do ju njoftojmë me informacione të sakta për motin gjatë pjesës të dytë të Nëntorit e cila pritet të jetë mjaft e bujshme në aspektin meteorologjik bazuar në simulimet aktuale kompjuterike të atmosferës./Meteoballkan

Lexo të tjera