Lajme

Çfarë paralajmëroi sonte presidenti Hashim Thaçi për Albin Kurtin?

0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se do të vijë koha kur bashkëpunimi i ish-kryeministrit Albin Kurti me serbët do të dalë në dritë, shkruan Gazeta Metro.


Thaçi në Debat Plus tha se Kurti nuk kishte pranuar që të jetë pjesë e UÇK-së.

“Nuk merrem me lajthitje të z.Kurtit që nuk ka shokë as të luftës as të burgut. Nuk ka çka me dhanë e as me marrë se nuk ka qenë kurr pjesë e frontit të luftës, ka refuzu të jetë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare, dhe pastaj bashkëpunimi me drejtorin e burgut, ai e di që unë e di.

Të tjerët i sakatonin dhe i mbysnin me dhunë në burg, është i njëjti në shërbim të keqes.”, tha Thaçi.

Presidenti në fund shtoi se do të vijë koha kur do të zbulohen disa sekrete të Kurtit./gazetametro.net

Lexo të tjera