Rozë

Çfarë po ndodh në “Përputhen”? Pas dy përjashtimeve e largimit të Anës, edhe një konkurrent tërhiqet nga emisioni

0
cfare-po-ndodh-ne-“perputhen”?-pas-dy-perjashtimeve-e-largimit-te-anes,-edhe-nje-konkurrent-terhiqet-nga-emisioni

Duket se programi i “Përputhen” sot ishte i mbushur me shumë surpriza të ndryshme, shkruan lajmi.net.

Si fillim ishin dy konkurrentë që u përjashtuan pas një debati që eskaloi në përleshje fizike.

Bëhet fjalë për Erin dhe Dorin, që sherri mes tyre degjeneroi në përplasje fizike që kërkoi dhe ndërhyrjen e konkurrentëve dhe stafit mbështetës të Top Channel.

Ndërsa më vone ishte Ana Kauri ajo e cila befasoi studion, tashmë ish-konkurrentja, mbrëmjen e sontme i kërkoi Rinianit të largohej me të së bashku me pretendimet se dëshiron ta njohë atë jashtë sepse nuk ka arritur ta njohë as veten në takimin e tyre të fundit, por u refuzua menjëherë nga ai.

Kështu pasi Riniani e refuzoi njohjen me të nga jashtë ajo vendosi që të largohej nga programi vetëm e përlotur.

Ana: E kam parë disa herë veten time dhe realisht kanë qenë shumë të sinqerta gjërat që thashë aty, nuk arrija dot të dalloja kush ishte Ana.

Kështu u largua konkurentja Ana Kauri nga studioja me lot në sy.

Ndërsa pas gjithë këtyre daljeve duket se një tjetër konkurrent lajmëroi largimin e tij në ditën e ditëlindjes pasi vendosi të sjell një tortë me temën e “Përputhen” në studio.

Ndërsa kur u pyet se pse po largohet ai u shpreh se asnjë vajzë nuk i kishte kërkuar të njiheshin më seriozisht atij dhe nuk e shihte të arsyeshme qëndrimin në program më./Lajmi.net/

Lexo të tjera