Lajme

Çfarë po ndodh, shpërthim i fuqishëm te Mati 1: Policia, ambulanca e zjarrfikësit në vendngjarje

0

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në lagjën Mati 1, më konkretisht në rrugën “Muharrem Fejza”, ku fillimisht nuk raportohet për të lënduar, shkruan Gazeta Metro.


Lajmi është konfirmuar për Gazetën Metro nga zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila tha se fillimisht është djegur një veturë.

Rreth ores 14:00 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë (garazhë) në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë”. Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku dyshohet se fillimisht është djegur një veturë dhe më pas zjarri është përhapur në objekt.”, ka thënë ajo.

Tutje, Ahmeti tha se zjarri është lokalizuar dhe se më vonë do të bëhen të ditura detaje të tjera.

“Zjarri është lokalizuar, për detaje rreth rastit do të njoftojeni pasi që njësitet kompetente të përfundojnë ekzaminimet e vendit të ngjarjes.”, ka thënë ajo në fund.

Gazeta Metro do t’iu mbajë të informuar me detaje rreth kësaj ngjarje./gazetametro.net

Lexo të tjera