Sport

Challandes: Muriqi gola dhe asiste, Rrahmani modern e besnik

0
challandes:-muriqi-gola-dhe-asiste,-rrahmani-modern-e-besnik

Në një intervistë për “Radio Kiss Kiss Napoli”, 69-vjeçari zbërthen cilësitë tekniko-taktike të shtatlartit të sulmit të Kosovës.

“Ka karakteristikat e qendërsulmuesit. Shënon shumë gola dhe jep asiste, di ta bëjë skuadrën të luajnë në mënyrën e duhur në fazën sulmuese. Te Lazio ka shumë konkurrencë, por ai do të dijë t’i fitojë hapësirat”.

Challandes nuk i kursyen fjalët e ëmbla edhe për bleren e Napolit, Amir Rrahmani.

“Është një futbollist shumë i mirë, një mbrojtës modern. I pastër dhe besnik, i zoti me kokë dhe në mbulimin një për një. Di ta t’i ndërtojë aksionet nga poshtë. Mendoj se qoftë me Koulibaly qoftë me Manolas do të formojë një dyshe mbrojtëse të një niveli të lartë”. /Lajmi.net/ 

Lexo të tjera