Sport

Challandes: Nuk ka qenë e nevojshme të luhet miqësorja Shqipëri – Kosovë

0
challandes:-nuk-ka-qene-e-nevojshme-te-luhet-miqesorja-shqiperi-–-kosove

Trajneri zvicerian, Challandes ka folur rreth kohës së gjatë pa fitore të Kosovës, duke thënë se pandemia dhe kundërshtarët e fortë kanë ndikuar në këtë gjë.

Ai gjithashtu ka komentuar ndeshjen miqësore që do të zhvillohet ndaj Shqipërisë, duke e cilësuar si të panevojshme.

“Nuk është situatë e lehtë. Po përballemi me virusin. E njejta situatë është edhe për Shqipërinë”, tregoi Challandes.

“Nuk ka qenë patjetër të zhvillohet kjo ndeshje”, tregoi ai.

“Shqipëria ka skuadër të mirë, ka futbollistë që luajnë në liga të forta dhe ka futbollistë cilësor”, përfundoi trajneri zviceran.

“E kemi kaluar një periudhë të vështirë, pa fitore, por pastaj nisën ndeshjet e Ligës së Kombeve, ku nuk kemi pasur sukses” – u shpreh Challandes.

“Pas ndeshjes me Maqedoninë e Veriut, ka qenë e vështirë të reagojmë menjëherë, tani jemi në grumbullimin e fundit për këtë vit”, tregoi ai.

“Do të mundohemi që të përgatitemi për ndeshjet e vitit të ardhshëm dhe shpresoj të na shërbejnë siç duhet”, shtoi Challandes.

Trajneri zvicerian, Challandes ka folur rreth kohës së gjatë pa fitore të Kosovës, duke thënë se pandemia dhe kundërshtarët e fortë kanë ndikuar në këtë gjë.

“Është e vërtetë që ka një vit që nuk kemi fituar por ka pasur shumë muaj që nuk kemi luajtur për shkak të pandemisë. Por duhet të kemi parasysh një gjë, vitin e kaluar jemi përballur me kundërshtar të nivelit të Anglisë, a mendoni ju se duhet fituar ndaj Anglisë?”.

Lexo të tjera