Sport

Challandes tregon presionin e ‘madh’ qe Napoli e ushtroi te Rrahmani

0
challandes-tregon-presionin-e-‘madh’-qe-napoli-e-ushtroi-te-rrahmani

“Ju nuk mund të kritikoni një ekip kur nuk fiton ndaj ekipit, ndoshta, më të mirë në Evropë. Reagimi im ishte më shumë për pytjen e bërë nga gazetari dhe jo për të krijuar ndjesinë që trajneri nuk i beson ekipit të Kosovës, asnjëherë, mua më pëlqen ekipi i Kosovës. Unë gjithmonë e kam bërë të kundërtën me ekipin, ju kam thënë: ne jemi Kosova, ne jemi ekip i vogël, mund të mposhtim edhe Anglinë edhe Spanjën”.

Trajneri i Spanjës e respektonte shumë Kosovën, është një tregim tjetër. Luis Enrique më tha në fund urime, jo për këtë ndeshje, por ai është një trajneri mirë dhe mund të thotë urime, por është e qartë që ai ka kaluar kohë duke studiuar. Ne Kosova nuk mund të jemi të kënaqur me humbjen, asnjëherë nuk jam i kënaqur me humbje. Trajneri duhet të ëndërroj por edhe të jetë realist.

“Ishte një ndeshje interesante për ne të mësonim shumë gjëra. Për mua është një shembull i mirë për neve. Është një gjë e mirë prej neve që të pranojmë humbjen dhe të vazhdojmë përpara”.

Një ekip gjithmonë ka nevojë për një lider dhe ata duhet të jenë në një situatë të mirën ë klub. Në atë kohë kishim probleme individuale për disa lojtarë. Ju mund të flisni për Maqëdonin e Veriut, Rrahmani dhe të tjerët. Dhe nëse pyesni tani njerëzit në Evropë, a njihni lojtarë nga Kosova? O, po Rrahmani, Muriqi, Rashica është e qartë, për ne ishte problematike. Jo vetëm për shkak që këta lojtarë janë të rëndësishëm si lojtarë po edhe si individ. Në qoftë se një lojtar i rëndësishëm nuk është, dikush tjetër duhet të marrë përgjegjësi”.

Si e arsyetoni mungesën e lojtarëve ndaj Maqedonisë së Veriut? “Presioni i Napolit ishte shumë i madh, ai luan për Naoplin dhe Napoli i thotë: Nëse lëndohesh me Kosovën do të kesh probleme me klubin. Si mund të lejojë një gjë të tillë, nuk dyshoj që Rrahmani dëshironte të luante, nuk e kontestojë asnjë lojtarë që nuk dëshiron të luajnë, të gjithë luajnë por mund të kishin probleme me klubin”, tha Challandes.

“Unë mendoj që konkurrenca është e rëndësishme, për mua si trajner dhe për të gjithë të tjerët. A kemi konkurrencë në kluib? Shpresoj, shpresoj por duhet pasur durim”, shtoi përzgjedhësi i Kosovës.

Lexo të tjera