Sport

Chapecoense – katër vjet nga tragjedia që tronditi futbollin

0
chapecoense-–-kater-vjet-nga-tragjedia-qe-tronditi-futbollin

Më 23 nëntor 2016, ekipi i Chapecoense festoi kalimin në finale të Kupës së Amerikës së Jugut, duke u mjaftuar me një barazim në shtëpi ndaj San Lorenzo, shkruan lajmi.net.

Atë natë, Marcos Danilo Padilha tregoi edhe një herë se ishte lojtari kryesor i skuadrës, pasi në gjithë turneun, deri në arritjen në finale, kishte pësuar vetëm katër gola.

Kualifikimi historik bëri që tifozët e Chapecoense të ndërrojnë titullin e parë ndërkombëtar në historinë 43 vjeçare të klubit të tyre, në finale i priste Atletico Nacional.

Kjo ëndërr, u kthye në tragjedi për ata dhe gjithë botën e futbollit, kur aeroplani që po barte skuadrën e Chapecoense drejt Medellinit (Kolumbi), u përplas, duke lënë të vdekur pothuajse gjithë pasagjerët.

Në aeroplan ndodheshin 77 persona, dhe 71 prej tyre humbën jetën.

Disa orë pas aksidentit, ekipet emergjente arritën në vendin ku kishte ndodhur kjo tragjedi. Në kërkimin e tyre, ata gjetën të gjallë vetëm tre lojtarë të Chapecoense, Alan Ruschel, portierin rezervë, Jakson Follmann dhe Neton.

Për javë të tëra, bota e futbollit bëri homazhe për viktimat e kësaj tragjedie, ndërsa CONMEBOL, me kërkesë të Atletico Nacional, shpalli Chapecoensen kampion të Kupës së Amerikës së Jugut pa u zhvilluar fare finalja./Lajmi.net/

Lexo të tjera