Sport

Chelsea refuzon ofertën e Bayern për Callum Hudson-Odoi

0
chelsea-refuzon-oferten-e-bayern-per-callum-hudson-odoi

Kampionët e Evropës po synojnë kartonin e Callum Hudson-Odoi, por te Chelsea janë të vendosur të mos e lirojnë lojtarin.

Sipas raportimeve të ‘Sky’, Bayern kanë nisur një ofertë që përfshinë huazimin, dhe opsionin për blerje me 70 milionë funte, transmeton lajmi.net.

Kjo ofertë është refuzuar nga Chelsea.

‘Blutë’ kërkojnë obligimin për blerje si dhe një ofertë më serioze nga bavarezët. /Lajmi.net/

Lexo të tjera