Sport

Chiellini: Ndeshja ndaj Interit nuk është vendimtare

0
chiellini:-ndeshja-ndaj-interit-nuk-eshte-vendimtare

Italiani zhvilloi 64 minuta në fitoren ndaj Genoa në Kupën e Italisë dhe tani është i fokusuar për përballjen e radhës, përcjellë lajmi.net.

Juventusi momentalisht renditët në pozitën e katër, katër pikë mbrapa Interit dhe shtatë më pak se lideri Milan.

Por, Chiellini e cilëson këtë ndeshje të rëndësishme, por jo vendimtare.

“Ende mbetet deri në fund, por mund të them se është e rëndësishme, por jo vendimtare”.

“Është e qartë se jemi në një periudhë pozitive dhe ne duhet të vazhdojmë”.

“Do luajmë një ndeshje tjetër të vështirë në Milan, si zhvilluam kundër Milanit”, deklaroi ai.

Përballja mes Interit dhe Juventusit zhvillohet të dielën në ora 20:45./Lajmi.net/

Lexo të tjera