Lajme

Cila është gjendja e Nasim Haradinajt? Flet bashkëpunëtori i tij: E zbulon se çfarë do të bëjë prokuroria e Speciales me ish-komandantin

0

Nasim Haradinaj

Bashkëpunëtori i ngushtë i Nasim Haradinajt, Rrahim Hashimi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka treguar për gjendjen e nënkryetarit të OVL-së në Hagë.

Hashimi njofton se Haradinaj është mirë me shëndet dhe me plotë kurajo.

Ai thotë se ish-komandanti i UÇK-së është duke u trajtuar dinjitetshëm në qendrën e paraburgimit në Shevenigen, përcjell “Bota sot”.

Mes tjerave. ai tregon po ashtu se pritet javën tjetër që Prokuroria e Gjykatës Speciale, të bëjë një propozim aktakuzë.

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Nasim Haradinaj u arrestua nën pretendimet për pengim të drejtësisë dhe kanosje të dëshmitarëve në lidhje me dokumentet e rrjedhura nga rastet e krimeve të luftës./BS

Ja shkrimi i tij:

Nasim Haradinaj 🇦🇱📞

Nasim Haradinaj është mirë me shëndet dhe me plot kurajo, është duke u trajtu dinjitetshëm në qendrën e paraburgimit në Shevenigen. Pritet javën tjetër Prokuroria të bëjë një propozim aktakuzë.

Nasimi edhe mëtutje e konsideron vetën të kindapuar dhe bazuar në ligjet e aplikushme në Repulikën e Kosovës dhe skadimit të mandat 5 vjeqar të dhomave të specializuara ai nuk e njeh këtë gjykatë, bazuar pikërisht në faktet e lartshënuara.

Rrahim Hashimi!

(foto nga arkivi)

Image

Rrahim Hashimi dhe Nasim Haradinaj

Lexo të tjera