Lajme

“Cili kamarier i ka harruar”: Vetura fotografohet në Prishtinë, me plotë kafe mbi tavan

0

Një rast i çuditshëm ka ndodhur sot në Prishtinë, në lagjen Ulpianë. Aty është fotografuar një veturë, ku mbi të është parë një tabak me disa filxhanë të kafesë, shkruan Gazeta Metro.


Në rrjetet sociale vazhdimisht po publikohen fotografi të çuditshme dhe qesharake. Ato zakonisht po janë ndodhi të cilat po ndodhin rrugëve të ndryshme të Kosovës.

Sot është një tjetër fotografi që është shkrepur në Prishtinë, konkretisht në lagjen Ulpiana përballë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Në fotografi shihet një veturë, ku mbi të është një tabak me filxhanë të kafesë.

Personi që ka publikuar fotografinë, ka pyetur se cili kamarier i ka harruar ato.

Më poshtë fotografi e publikuar në Facebook. /gazetametro.net

 

 

 

Lexo të tjera