Lajme

Çitaku: Po mendojnë që kanë të drejtë edhe me na tregu kush mundet me folë e kush jo

0
citaku:-po-mendojne-qe-kane-te-drejte-edhe-me-na-tregu-kush-mundet-me-fole-e-kush-jo

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku sot shkroi se turmat po mendojnë se mund ta diktojnë kush ka të drejtë të shpreh mendim.

“Puna është, që tash po mendojnë që kanë të drejtë edhe me na tregu kush mundet me folë e kush jo. A po kuptoni, turmat po mendojnë që munden me diktu kush ka të drejtë me shprehë mendim në këtë vend”, ka shkruar Çitaku.

Të shtunën Çitaku shkroi në Facebook “Republikë nëse mund ta mbash”, e këtë shkrim Çitaku thotë se e bëri për shkak se është e shqetësuar me situatën politike në Kosovë. /Lajmi.net/ 

 

Lexo të tjera