BotaLajme

Çka po ndodh? Diktatori Kim shpërthen në lotë, i kërkon falje popullit dhe tregon raketat balistike

0

Diktatori koreano-verior, Kim Jong-un, ka derdhur lotë derisa në mënyrë të papritur ka kërkuar falje për dështimet e tij në udhëheqjen e vendit gjatë kohëve të vështira që u shkaktuan nga pandemia e koronavirusit.

Duke folur në një paradë të madhe ushtarake, të mbajtur në vikend për të shenjuar 75 vjetorin e Partisë Punëtore, Kimi hoqi syzet dhe i fshiu lotët – një indikacion, sipas analistëve, që tregon presionin e rritur ndaj regjimit të tij.

“Populli ynë ka vënë besimin, aq të lartë sa qielli dhe aq të thellë sa deti, në mua, por unë kam dështuar që gjithnjë të kënaq këtë besim,” tha ai, sipas një përkthimi të komenteve të tij në Korea Times, përcjell Periskopi. “Më vjen shumë keq për këtë gjë.”

Duke cituar gjyshin dhe babain e tij – dy liderët e mëparshëm të Koresë së Veriut – Kimi vazhdoi: “Megjithëse më është besuar detyra e rëndësishme e udhëheqjes së këtij vendi… përpjekjet dhe sinqeriteti im nuk kanë qenë të mjafta për ta mbrojtur popullin nga vështirësitë në jetët e tyre.”

Në këtë paradë të mbajtur në Pyongyang u zbulua një raketë balistike inter-kontinentale. /Periskopi

Lexo të tjera