Sport

Çmimi 30 milionë euro, Thiago Alcantara transferohet te top klubi evropian

0
cmimi-30-milione-euro,-thiago-alcantara-transferohet-te-top-klubi-evropian

Një prej emrave më të përfolur të afatit kalimtar të verës, më në fund është pranë kalimit te klubi i ri.

Fabrizio Romano nga “Sky Sport Italia” ka njoftuar se Liverpool ka pranuar të përmbush kërkesën prej 30 milionë euro nga Bayern Munich për shitjen e mesfushorit spanjoll, transmeton lajmi.net.

“Thiago tashmë disa javë ishte i interesuar për transferim në Liverpool. Gjatë bisedimeve në gusht, Liverpool ishte i gatshëm të ofrojë 20 milionë euro. Por, Bayern Munich gjithmonë kërkoi 30 milionë euro dhe tani Liverpool do ta paguajë atë kërkesë”, shkroi Romano në Twitter.

“Manchester United vetëm ka kontaktuar menaxherin e tij por kurrë nuk ka paraqitur një ofertë të vërtetë”, shtoi ai. /Lajmi.net/

Lexo të tjera