Lajme

Copëtimi i Bosnjës e bashkimi Kosovë-Shqipëri, Vulin: Ndryshimi i kufijve nuk ishte krim në vitin 1999

0
copetimi-i-bosnjes-e-bashkimi-kosove-shqiperi,-vulin:-ndryshimi-i-kufijve-nuk-ishte-krim-ne-vitin-1999

Lidhur me këtë temë ka pasur reagime të shumta edhe nga Serbia. Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Aleksandër Vulin ka thënë se nuk e di nëse ekziston një hartë me kufij të ndryshuar në Ballkan.

Ai thotë se edhe nëse ekziston një hartë e tillë, atëherë BE-ja duhet tregojë se ku do të jetojnë serbët “kufijtë tani janë të pandryshueshëm mirëpo njejtë nuk deklarohej në vitin 1999”.

”Është interesante të thuhet se është në rregull të ndahet Serbia, mirëpo, të thuhet se do të bashkohen serbët është e papranueshme. Si ka të drejtë BE-ja të thotë se ku duhet të jetojnë serbët?”, ka thënë Vulin për TV Pink.

Ai vlerëson se Bashkimi Evropian “i percepton njerëzit në Ballkan si një lloj kukullash”, transmeton lajmi.net.

Vulin thekson se për BE, “copëtimi i Serbisë dhe marrja e Kosovës është në rregull, por që heqja e Republika Srpska nuk është në rregull sepse nuk kontribuon në paqe dhe stabilitet. “

“Serbët duhet të kenë një shtet të unifikuar dhe kështu të zgjidhin çështjen e tyre kombëtare. Ky është mendimi im personal. Kush thotë që ndryshimi i kufijve tani është një krim dhe nuk ishte në 1999?”, tha ai.

Ai theksoi se Republika Srpska duhet të mbetet në mandatin e plotë të Dejtonit.

Kujtojmë, se mediet kroate e boshnjake thanë se një dokument i tillë i hartuar nga kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, i është dërguar presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel dhe në të propozohet ripërcaktimi i kufijve në Ballkanin Perëndimor si zgjidhje për problemet e hapura në rajon.

Të enjten portali slloven “Necenzurirano.si” publikoi një dokument që pretendon se është kopje e dokumentit.

Sipas atij dokumenti propozohet ripërcaktimi i kufirit të Kosovës dhe Serbisë, bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, bashkimi i pjesëve me shumicë shqiptare të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë, mundësia e shkëputjes së Republikës Serbe nga Bosnje e Hercegovina si dhe bashkimi i një pjese të Bosnjës perëndimore me Kroacinë.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin tërësinë tokësore të Bosnjës e Hercegovinës, respektimi i së cilës është përcaktuar me marrëveshjen e Daytonit në vitin 1995, që i dha fund luftës në atë vend.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Bosnjë, shefat e misioneve diplomatike të vendeve anëtare të BE-së dhe komandanti i EUFOR-it lëshuan një deklaratë të përbashkët në të cilën theksohet se “BE-ja është padyshim e përkushtuar ndaj sovranitetit dhe tërësisë tokësore të Bosnjës e Hercegovinës”. /Lajmi.net/

 

Lexo të tjera