Atalanta fitoi me rezultat 0-2 ndaj Liverpoolit për të mbajtur gjallë shpresën për avancim më tutje në fazën e Ligës së Kampionëve.
“Ata sulmuan mbrojtësit anësorë, të cilët nuk kishin luajtur mes vete shpesh, në fakt është ndeshja e tyre e parë që luajnë bashk. Ata (Atalanta) krijuan shumë dhe nuk lanë hapsirë për sulmuesit Salah dhe Mane, luajtën me intenzitet të ndryshëm nga loja e parë dhe nxorrën rezultat”, deklaroi Costacurta, transmeton lajmi.net.
Përndryshe, kjo ishte humbja e parë e Liverpoolit në 137 ndeshje në Anfield në Ligën e Kampionëve dhe e para e ndonjë ekipi që fiton me diferencë më shumë se dy gola ndaj ekipit të Klopp. /Lajmi.net/