Rozë

COVID-19 ia merr jetën edhe gazetares së njohur shqiptare

0
covid-19-ia-merr-jeten-edhe-gazetares-se-njohur-shqiptare

Gazetarja e njohur shqiptare, Anila Dushi, ka humbur betejën me koronavirus, shkruan lajmi.net.

Ajo ishte e shtruar në Spitalin Rajonal të Shkodrës në repartin e Reanimacionit, ku po trajtohej nga COVID-19.

Lajmin për vdekjen e saj e konfirmoi kolegu i saj, Ardi Hoti, i cili bëri një postim prekës për Anilën e ndjerë.

“Covidi na mori nje nga gazetaret qe pervec nje kolege e mike e mire u kthye ne nje “nene” te dyte me keshillat qe i jepte cdo kolegu gazetare. Pothuajse i gjithe brezi i ri gazetareve ne Shkoder u rrit ne kompjuterin tend. Ne ate kompjuter gjenden fotot e gazetareve qe kur ishin “femije” e derisa u bene me
femije. E veshtire per kedo ti thote lamtumire Anila Dushit”, ka shkruar ai

Anila ishte 54 vjeçe, ndërsa punoi në TV lokale e kombëtare.. /Lajmi.net/

Lexo të tjera