Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shënuar edhe 704 raste të reja me koronavirus nga 1651 testime, shkruan lajmi.net.
Veçmas kësaj, për periudhën e njëjtë kohore janë shënuar edhe 9 raste të vdekjes me koronavirus.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Klinë 2 raste (84, 72 vjeç), Rahovec 2 raste (82, 76 vjeç), Drenas 1 rast ( 64 vjeç), Ferizaj 1 rast ( 81 vjeç), Gjakovë 1 rast ( 77 vjeç), Suharekë 1 rast ( 78 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast ( 83 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 36.253 raste nga 135.969 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 948 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 391 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 22.137 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.168.
Gjithashtu, sipas raportimeve të fundit, spitalet dhe klinikat e QKUK-së janë të stërmbushura me pacientë me koronavirus, e njëjta ndodh edhe në Spitalet Rajonale. /Lajmi.net/