Lajme

COVID-19 në Kosovë, numri i rasteve aktive bie në 2000

0
covid-19-ne-kosove,-numri-i-rasteve-aktive-bie-ne-2000

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë testuar gjithsej 678 persona për koronavirus derisa prej tyre vetëm 57 prej tyre kanë rezultuar pozitivë, shkruan lajmi.net

Gjithashtu, gjatë ditës së fundit vlen të theksohet se janë shëruar edhe 137 pacientë dhe ka pasur 4 raste të vdekjes nga virusi COVID-19.

Numri total i rasteve pozitive është 14.939 raste nga 60.913 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 611 raste të vdekjes.

Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, 12,325 persona janë shëruar nga virusi Korona, derisa numri i rasteve aktive është 2003.

Rastet e fundit pozitive janë nga: komuna Prishtinë 16 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Viti 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Kamenicë dhe Kaçanik. /Lajmi.net/ 

Lexo të tjera