Lajme

COVID-19 në Kosovë, situata epidemiologjike shkon duke u përmirësuar

0
covid-19-ne-kosove,-situata-epidemiologjike-shkon-duke-u-permiresuar

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare dhe në laboratoret private janë testuar gjithsej 608 mostra prej nga kanë dalë këto rezultate, shkruan lajmi.net.

Kështu, numri total i rasteve pozitive është 14,763 raste nga 59,033 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Me 199 pacientë të shëruar gjatë 24 orëve të fundit, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot ka shkuar në 11,784 raste.

Së këndejmi, në Kosovë aktualisht janë 2378 raste.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 20 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Malishevë, Shtime dhe Suharekë. /Lajmi.net/ 

Lexo të tjera