Bota

COVID-19 në Kosovë/ Vazhdon rënia e rasteve aktive – aktualisht 1144

0
covid-19-ne-kosove/-vazhdon-renia-e-rasteve-aktive-–-aktualisht-1144

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shëruar 46 pacientë derisa nga 711 të testuar për koronavirus ka pasur vetëm 33 të infektuar, shkruan lajmi.net.

Fakt tjetër pozitiv në këto 24 orë është fakti se nuk ka pasur asnjë vdekje të pacientëve me COVID-19.

Numri total i rasteve pozitive është 15.971 raste nga 73.287 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 638 raste të vdekjes.

Në anën tjetër, numri i pacientëve të shëruar me koronavirus deri më sot është 14,189 raste.

Së këndejmi, numri i rasteve aktive është 1144.

Rastet e fundit pozitive janë nga komuna Prishtinë 14 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Viti 3 raste dhe me nga një rast komunat Ferzaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Hani Elezit, Kamenicë, Klinë, Pejë, Skenderaj, Suharekë dhe Vushtrri. /Lajmi.net/ 

Lexo të tjera