Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 76 raste të reja me koronavirus dhe 165 pacientë janë shëruar, shkruan lajmi.net.
Me 3 vdekjet të cilat kanë ndodhur ditën e fundit, numri i përgjithshëm i vdekjeve me koronavirus ka shkuar në 604 raste.
Numri total i rasteve pozitive është 14.839 raste nga 59.571 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Nga ky numër i përgjithshëm, 11,949 persona janë shëruar.
Së këndejmi, numri i rasteve aktive është 2,286.
Rastet e fundit pozitive janë nga: komuna Prishtinë 12 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Klinë 9 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Podujevë 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Drenas, Malishevë, Prizren, Rahovec dhe Shtime. /Lajmi.net/