Lajme

Covid-19, teste të shpejta falas dy herë në javë në të gjithë Anglinë

0
covid-19,-teste-te-shpejta-falas-dy-here-ne-jave-ne-te-gjithe-angline

Bëhet fjalë për tamponë të cilët nxjerrin rezultatin brenda 30 minutave, dhe aksesohen nga farmacitë e vendit falas.

Ndërkohë të shumta kanë qenë reagimet nga kritikët, të cilët cilësuan testet e shpejta “skandaloze” dhe humbje parash.

Pritet që ky vendim të ndihmojë në përshpejtimin e hapjes së vendit.

Diskutohet se pas 12 prillit qeveria angleze të shqyrtojë probabilitetin e rihapjes, duke filluar nga restorante dhe baret në ambiente të hapura.

Kryeministri Boris Jonson ka propozuar formatimin e pasaportës Covid, në të cilën do shënohët nëse personi është i vaksinuar ose jo, nëse është i imunizuar në mënyrë natyrale osë nëse ka rezultuar negativ.

Opozita britanike ka refuzuar përdorimin e pasapotës Covid. Ndërsa Jonson deklaron “Ne vazhdojmë të bejmë përparim të mirë në programin tonë të vaksinave”./kp

Lexo të tjera