Sport

CR7 vendos datën e rikthimit te Sporting Lisbon

0
cr7-vendos-daten-e-rikthimit-te-sporting-lisbon

Sulmuesi gjithmonë ka thënë se dëshiron ta mbyll karrierën në Portugali, transmeton lajmi.net.

Ronaldo është i lidhur me largimin nga Juventus gjatë verës, me spekulimet që mund t’i bashkohet Real Madridit, PSG-së ose Manchester Unitedit.

Presidenti i Realit, Florentino Perez mohoi rikthimin e lojtarit, duke lënë vetëm PSG-në dhe Unitedin si dy prioritete.

Sidoqoftë, Ronaldo është duke menduar të vazhdojë edhe një tjetër vit me “Bianconerët”, pastaj të rikthehet te Sporting Lisbon si agjent i lirë, meqenëse kontrata i skadon në vitin 2022.

Ronaldo e nisi karrierën te Lisbon duke fituar vëmendjen e Sir Alex Ferguson gjatë një miqësore dhe pastaj u bë lojtari më i shtrenjtë në histori kur nënshkroi për Real Madridin në 2009.

Pasi theu çdo rekord të mundshëm në “Santiago Bernabeu”, Ronaldo kaloi te Juventus për 100 milionë euro në vitin 2018.

“Ronaldo ka një ide për të ardhmen. Ai dëshiron të përfundojë kohën e tij te Juventus dhe të rikthehet te Sporting Lisbon për dy vite”, shkruan media italiane “Sport Mediaset”./Lajmi.net/

Lexo të tjera