Sport

Crespo godet Messin: Ai kishte nevojë për një profesionist në krah, jo për babanë e tij

0

Hernan Crespo beson se Lionel Messi mund të kishte shmangur krizën që duhej të kalonte me presidentin Josep Maria Bartomeu dhe Barcelonën, nëse do të kishte një profesionist në krah të tij.

Saga e largimit të Messit nga Barcelona zgjati pothuajse dy javë prej ditës kur argjentinasi kërkoi largimin nga Camp Nou këtë verë.

Megjithatë, edhe përkundër shumë thashethemeve rreth të ardhmes së tij, ylli argjentinas vendosi të mbetet edhe këtë sezon te Barcelona.

Crespo, i cili luajti së bashku me Messin te Argjentina, beson se prania e babait të 33-vjeçarit, Jorge, luajti një pjesë në të duke mos siguruar largimin nga Camp Nou.

“Me gjithë këtë situatë, çështja është që … me gjithë respektin për Jorge Messi, më duket se në këto rrethana keni nevojë për një profesionist pranë jush”, ka thënë fillimisht Crespo për TyC Sports.

“Nuk është e njëjta gjë të flasësh me një agjent, domethënë me dikë profesionist dhe me një baba agjent, pasi agjenti nuk do të marrë parasysh çështjen e familjes etj”.

“Ju duhet të jeni profesionist në këto raste”, përfundoi legjenda argjentinase.

Lexo të tjera