Lajme

Daçiq nuk ia përmend ambasadorit hebre njohjen e pavarësisë së Kosovës

0
daciq-nuk-ia-permend-ambasadorit-hebre-njohjen-e-pavaresise-se-kosoves

Në takimin e tij me ambasadorin e ri izraelit në Serbi, Jahel Vilana, as nuk e ka përmendur këtë temë, së paku jo në njoftimin për media.

Ky takim ndodhi pikërisht në ditën kur kryediplomati i Izraelit në një bisedë telefonike ia konfirmoi homologes kosovare se së shpejti dy vendet do ta zyrtarizojnë njohjen reciproke, duke i lidhur marrëdhëniet diplomatike.

Në njoftimin e MPJ’së së Serbisë për takimin e Daçiqit me diplomatin izraelit thuhet se gjatë bisedës palët erdhën në përfundim se marrëdhëniet dypalëshe dhe niveli i arritur i bashkëpunimit ndërmjet Serbisë dhe Izraelit janë të shkëlqyeshme, ndërsa shprehën gatishmërinë për të vazhduar aktivitet për forcimin dhe thellimin e marrëdhënieve, duke u bazuar në respektin e ndërsjellë.

Daçiq dhe Vilana u pajtuan se shkëmbimi i vizitave dhe mbështetja e dialogut politik do t’i japë një kontribut shtesë zhvillimit të mëtejmë të bashkëpunimit të gjerë ndërmjet dy vendeve, bën të ditur MPJ e Serbisë.

Ministri i Jashtëm serb dhe ambasadori izraelit u pajtuan se ekziston hapësirë e madhe për përmirësimin e bashkëpunimit, sidomos në fushën e ekonomisë, të shkencës, të kulturës dhe të arsimit, ka njoftuar MPJ serbe.

Lexo të tjera