Rozë

Dafina Zeqiri feston ditëlindjen, emocionohet nga befasia e DJ Geek

0
dafina-zeqiri-feston-ditelindjen,-emocionohet-nga-befasia-e-dj-geek

Dafina Zeqiri sot feston ditëlindjen, këngëtarja me këtë datë mbushi 32 vjet jetë, shkruan lajmi.net.

Para ditëlindjes, ajo dhe i dashuri i saj, DJ Geek, udhëtuan në Shqipëri dhe atje ai u kujdes që ta befasonte Dafinën në oborrin e vilës ku po qëndrojnë.

Ai i kishte organizuar një festë me miqtë e ngushtë, ku dekoroi ambientin me tullumbace e të tjera dekore, kurse nuk mungoi as torta.

Dafina u emocionua nga kjo befasi saqë u përlot, ndërsa e falënderoi publikisht DJ Geek për befasinë, duke shkruar “Faleminderit i dashur për befasinë”. /Lajmi.net/

Lexo të tjera