Uncategorized

Dakota Johnson pohon se skenat intime të dy filmave të “Fifty Shades of Grey” janë xhiruar brenda një dite të

0

Dakota Johnson ishte mysafire e shout televizive amerikan “Late Night” të Seth Meyersit

Aktorja ka zbardhur disa detaje rreth xhirimeve të një ndër filmave më të përfolur “Fifty Shades Darker” dhe “Fifty Shades Freed”, të cilat janë filmuar në të njëjtën kohë.

Ishte e ndërlikuar, sepse duhej të shkonim pas dhe para me radhë. Natyrisht, mes të dy filmave, sepse disa nga vendet do të ishin të njëjta.

Ne i bëmë të gjitha skenat seksuale në të njëjtën kohë”, tha aktorja 28-vjeçare.

Dakota më tutje ka shtuar se pothuajse skenat filmike janë xhiruar në të njëjtat lokacione, por që kanë bërë disa ndryshime të vogla për mos të rënë në syrin e filmdashësve.

“Neve na është dashur të xhirojmë në vende të njëjta, por nuk do të dallohej prej shikuesve që janë bërë në lokacione të njëjta”, shtoi ajo.

Kujtojmë se pjesë e këtij filmi është edhe këngëtarja shqiptare Rita Ora, e cila luan rolin e motrës së protagonistit kryesor, Christian Grey, Mias.

Ndryshe, këngëtarja jonë së bashku me Liam Payne ka sjell ditë më parë edhe kolonën zanore të filmit, i cili do të shfaqet në ekranet e mëdha të kinemave do të shfaqet më 14 Shkurt./Info kosova

Lexo të tjera