Lajme

Dalin pamjet e hajnave që po bëjnë kërdi në Prizren, kërkohet ndihmë për identifikim

0

Mediat lokale në Prizren kanë publikuar pamje të disa hajdutëve derisa është kërkuar edhe ndihmë për identifikimin e tyre, raporton Gazeta Express.

Sipas njoftimit, disa hajna kanë vjedhur sende me vlerë në lagjen Arbana.

Video, sipas TV Prizreni është bërë mbrëmjen e 27 shtator rreth orës 19:43 minuta. Atë natë janë vjedhur sende me vlerë në dy familje në lagjen ” Arbana”.

Sipas pronarëve, lidhur me rastin është informuar policia ndërsa vlera e dëmëve është rreth 10 mijë euro.

Pronarët thuhet tutje në njoftim kërkojnë ndihmë nga qytetarët në identifikimin e autorëve keqbërës të cilët janë kapur nga kamerat e sigurisë së dy familjeve që janë dëmtuar./GazetaExpress/

Per te pare videon klikoni ne linkun:

https://www.facebook.com/1643311899225341/posts/2871458483077337/?vh=e&extid=xivSBBXke1sL56bY&d=n

Lexo të tjera