Rozë

Dalin pamjet e skenave të rrezikshme të Tom Cruise për filmin “Mission Impossible 7”

0

Aktori Tom Cruise shquhet për faktin se i xhiron vet të gjitha skenat e rrezikshme në filmat e tij “Mission Impossible”. Para pak kohësh u bë i ditur lajmi se aktori 58-vjeçarë ka treguar edhe një herë tjetër se nuk ka misione të pamundura për të, duke u hedhur nga 150 metra lartësi me një motor, gjatë xhirimeve të filmit të radhës.

Dhe tani janë publikuar pamjet nga xhirimet e këtyre skenave të rrezikshme dhe plot adrenalinë, të cilët siç duket Cruise i përballon me shumë lehtësi dhe profesionalizëm.

Ky do të jetë filmi i shtatë me protagonist Tom Cruise, i cili, sipas “Mail on Sunday”, u ka thënë miqve të tij se në moshën 60-vjeçare nuk do të bëjë më këto akrobacione nëpër sheshxhirime.

Mendohet se Tom Cruise do të xhirojë edhe një film tjetër pas këtij, që do të jetë i teti dhe i fundit i sagës së suksesshme “Mission Impossible” , transmeton Koha.

Këta filma që kanë nisur së realizuari në vitin 1996, kanë grumbulluar deri më sot rreth 2,7 miliardë dollarë në të gjithë botën.

Lexo të tjera