Lajme

“Dardanët” dhurojnë spektakël para lojës Maqedoni e Veriut – Kosovë

0

“Dardanët” e kanë nisur festën para lojës në mes të Maqedonisë së Veriut me Kosovën.


Tifozët kosovarë janë mbledhur përpara bazës së tyre dhe kanë nisur të këndojnë në përkrahje të ekipit kombëtar.

Qindra tifozë janë mbledhur në këtë lokal në kryeqytet ku edhe do ta përcjellin ndeshjen historike të Kosovës, në pamundësi për të qenë të pranishëm në stadium për shkak të pandemisë koronavirus.

“Dardanët” shpresojnë që ekipi i Bernard Challandes t’i gëzojë sot në ndeshjen gjysmëfinale të “play-offit” të Ligës së Kombeve.

Një fitore eventuale do ta afronte Kosovën me kualifikim në Euro 2020.

“Dardanët” kanë paralajmëruar se, në rast fitoreje, do ta presin ekipin e Kosovës deri në orët e vona për të festuar së bashku.

Ndeshja në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të zhvillohet sonte në stadiumin “Tose Proeski Arena” të Shkupit duke filluar nga ora 20:45.

Për të parë videon, klikoni në videon më poshtë:

https://video.gjirafa.com/opqqo-mp4

 

Lexo të tjera