Bota

Dashurisë në kohë pandemie i vjen fundi, Françeska ndahet nga futbollisti

0
dashurise-ne-kohe-pandemie-i-vjen-fundi,-franceska-ndahet-nga-futbollisti

Romancës së bukur të showbizit që nisi dhe vazhdoi në ditët e vështira të pandemisë, i ka ardhur fundi. Ish-lojtarja e “Big Brother”, Françeska Jaçe, ka stopuar lidhjen me futbollistin 23-vjeçar të Tiranës, Albi Doka.

Historia e ish-lojtares së “Big Brother” me futbollistin u zbulua kur ajo, në kulmin e pandemisë, postoi një foto nudo artistike në profilin e saj në “Instagram”.

Ndërsa drejton agjencinë e saj të udhëtimeve, Françeska nuk heq dorë nga fotot hot, të cilat, pas prishjes së miqësisë me Juxhin Kurtin, tani po i realizon me Beatin. Në fakt, asgjë nuk dihej për jetën private të Françeskës deri ditën e ditëlindjes së futbollistit, i cili e festoi në krahët e ish-lojtares së “Big Brother”.

Futbollisti i Tiranës, që sezonin e ardhshëm do të veshë fanelën e klubit kroat, “HNK Gorica”, festoi 23-vjetorin e lindjes dhe vëmendjen e asaj dite e mori ish-lojtarja e “Big Brother”.

Mbrojtësi mori një urim special teksa u pa në krah të vajzës nga Vlora, shpesh e komentuar për jetën private. Ishte kjo e fundit që publikoi një video të shkurtër në “Instastory” me Dokën, duke i uruar atij ditëlindjen. Ndërkohë që vetë Doka nuk ka bërë asnjë postim deri tani në “Instagram”-in e tij, ku të pozojë me Françeskën.

Futbollisti diskret shquhet për raportet mjaft të afërta me vajzat e ekranit, kryesisht modelet, të cilat duket se janë në shijet e tij. Në një prononcim për mediat, i pyetur për jetën private, Doka u shpreh: “Unë përherë beqar kam qenë”, duke lënë të kuptohet se asnjëherë nuk ka qenë i angazhuar plotësisht në një lidhje dhe se i pëlqejnë lidhjet e hapura, moderne dhe pa qenë e nevojshme të lidhet plotësisht me dikë.

Gjatë periudhës së karantinimit, Doka publikoi në story 2 video, ndërsa ndodhej para ekranit të televizorit, duke iu propozuar 2 modeleve me famë botërore, Bela Hadid dhe Nastasia Volf.

Doka fillimisht i propozoi modeles Hadid me një arush të vogël, ndërkohë që më pas ndryshoi mendje duke i propozuar ruses. Natyrisht që kjo ishte një shaka e tij, ndoshta për të fshehur të vërtetën e lidhjes me femrat në jetën reale, si dhe për të dëshmuar se ky është tipi i tij.

Natyrisht që preferenca e tij për modelet mbetet e njëjtë, duke qenë se pas Marina Farës, ai po përflitet për lidhje romantike me Françeska Jaçen, të dyja modele “Instagram”-i.

Vetë Françeska foli rreth jetës private në kohë pandemie, pasi u tregoi ndjekësve se po flirtonte me një djalë të njohur, duke lënë mister emrin.

Me gjasa, fjala ka qenë për futbollistin Doka dhe nuk është çudi të jenë njohur në rrjetin social të “Instagram”-it për t’u takuar pas izoimit. “Happy Birthday Champion!” i shkruante Jaçe sipër videos, ku dukeshin shumë të lumtur krah njëri-tjetrit dhe të çlirët për ta shijuar jetën ashtu siç vjen pa komplikime.

Ish-lojtarja e “Big Brother” aktualisht i është dedikuar biznesit të saj (një agjenci udhëtimesh) jetës si modele “Instagram”-i, ku shpesh pozon topless dhe historisë së re. Edhe këtë sezon veror, ajo e nisi me një pozë nga pishina, ndërkohë që mori shumë komente e reagime nga ndjekësit.

Por Françeska nuk qëndroi pasive as gjatë izolimit në karantinë, ku nëpërmjet komunikimeve të saj publike me ndjekësit në “Instagram”, tregoi se s’e kishte kaluar aspak keq. Gjatë një bashkëbisedimi me fansat në ajo rrëfeu disa detaje nga jeta private.

Pyetjet e fansave ishin nga më të ndryshmet, ndërsa Françeska filloi të kthente përgjigje me dy alternativa “e kam bërë” ose “s’e kam bërë”.

Ngacmimit “Je bërë dru me mall?”, ajo iu përgjigj me “po”. Gjithashtu, iu përgjigj me “e kam bërë” pyetjes së ndjekësit: “Ke bërë seks në kohë karantinimi?”.

Ndërsa pyetjes “A ke vazhdu me vesh të brendshme?” ishte një pyetje tjetër, së cilës ajo iu përgjigj me “s’e kam bërë”, duke treguar se nuk i ka aspak në preferencë. Ndër të tjera, ajo tregoi se gjatë kësaj periudhe po flirtonte me një personazh publik, por që zgjodhi ta mbante sekret emrin e tij.

Sipas komentuesve, flirti kishte evoluar pas daljes nga izolimi dhe Françeska kishte krijuar një lidhje të re, kësaj here me futbollist, moment që e festoi me foto nudo.

Nuk është hera e parë që modelja pozon e zhveshur, duke marrë një lumë komentesh ku nuk mungojnë dhe ata që thonë se ajo po e tepron.

Po me paratë si i ka punët, ndërkohë që biznesi i saj lidhet me turizmin dhe fluturimet? Së fundmi, Françeska zbuloi edhe gjendjen e saj ekonomike me postimet në “Instagram”.

E ftuar tek “E diell”, gjatë intervistës me gazetarët e emisionit, ajo zbuloi të tjera të pathëna nga jeta e saj e re, tashmë larg syrit të kamerave. Ndërsa në studion e Rudina Magjistarit ajo iu përgjigj pyetjeve për ndërhyrjet që ka bërë, në ‘E diell” foli për pretendimet që ka për partnerin.

Pyetjes se si e do të dashurin që të bëhet burri i saj i ardhshëm, me apo pa para, ajo iu përgjigj: “Po tani edhe pa lekë për ça e do?!”. Vajza nga Vlora u bë e njohur gjatë pjesëmarrjes në “Big Brother” vite më parë.

Më pas u komentua për shumë skandale. Ndërkohë që sa i takon dashurisë, le të shohim nëse me fillimin e sezonit televiziv do të rrefejë në ndonjë emision diçka për futbollistin që bie në sy për tatuazhet e tij, Albi Dokën. Ndryshe nga lidhjet e tjera VIP kur marrin fund, ata nuk e kanë fshirë njëri-tjetrin nga rrjetet sociale./panoramaplus

Lexo të tjera