Lajme

Daut Haradinaj ia shuan shpresat LDK-së: Nuk votojmë asnjë kandidat për president përpos Ramush Haradinaj

0
daut-haradinaj-ia-shuan-shpresat-ldk-se:-nuk-votojme-asnje-kandidat-per-president-perpos-ramush-haradinaj

“Së pari ne kemi një president dhe është e padrejtë se çfarë goditje nën brez iu bë atij nga Specialja”, tha ai.

Gjithsesi ai bëri të ditur se nuk do të votojnë asnjë kandidat tjetër për president, përveç kryetarit të subjektit të tij.

“Ne nuk e prishim qeverinë. Këtë e bëjnë ata që nuk e zgjedhin presidentin. Jemi të hapur për zgjerimin e koalicionit dhe madje kemi qenë të gatshëm të heqim dorë nga njerëz të caktuar për shkak të rrethanave që do krijoheshin. Por, kushdo që kërkon të largojë AAK-në dhe 15 deputetët e saj nga koalicioni le të urdhërojë. Vendimi i gjykatës ka bërë të mundur që vendi të mos shkojë në kaos pas largimit të një partie nga qeveria dhe kushdo që i ka 61 numra krijon qeverinë. Jemi pro zgjerimit të qeverisë. Një qeveri më e madhe do krijonte stabilitet më të madh.”, shtoi ai në emisionin Pressing në T7

Lexo të tjera