Bota

Daut Haradinaj që po dyshohet se rrahu punëtorin, para disa ditësh e kritikonte policinë për dhunë

0
daut-haradinaj-qe-po-dyshohet-se-rrahu-punetorin,-para-disa-ditesh-e-kritikonte-policine-per-dhune

“Kjo nuk i ka hije policisë”, shkruante deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj për videon e publikuar në media, ku shiheshin disa policë që ushtronin dhunë fizike ndaj një qytetari, për mosmbajtje të maskës, shkruan lajmi.net.

Ndonëse një reagim i tillë shkonte për shtati disponimit të masës që kritikuan policinë për veprimin në fjalë, tani Daut Haradinaj po dyshohet se vet ka ushtruar dhunë fizike ndaj një personi. Më 22 qershor, Daut Haradinaj dyshohet se bashkë me vëllanë e tij, Ramush Haradinaj, dikur kryeministër e tani kryetar partie, rrahën një punëtor të tyre.

Rrethanat apo motivet e rastit nuk janë bërë të ditura, por sidoqoftë për Daut Haradinajn një veprim i tillë i Policisë ishte “halë” në sy.

Daut Haradinaj, në polici është denoncuar për “lëndim të lehtë trupor”.

Nga Policia për lajmi.net sot gjatë ditës kanë thënë se për rastin në fjalë janë intervistuar pesë dëshmitarë, nga ku më pas shkresat e lëndës kanë përfunduar në prokurori. Kjo e fundit ndërkaq nuk është deklaruar ende lidhur me rastin.

Lexo edhe:

Pesë dëshmitarë intervistohen për rrahjen e punëtorit nga Ramush e Daut Haradinaj, rasti përfundon në prokurori

Lexo të tjera