Sport

De Gea: Nëse duam trofe, duhet të mposhtim skuadrat e mëdha

0
de-gea:-nese-duam-trofe,-duhet-te-mposhtim-skuadrat-e-medha

“Djajtë e Kuq” kanë arritur të realizojnë vetëm një gol në shtatë ndeshjet kundër top gjashtë skuadrave në Premierligë këtë edicion, përcjellë lajmi.net.

Së fundmi, Unitedi barazoi me Chelsea (0 – 0), ndërsa tani janë 12 pikë prapa liderit City.

“Mendoj se barazimi ishte mirë, por nëse duam të bëjmë mirë dhe të fitojmë trofe, duhet t’i mposhtim këto skuadra”.

“Fitojmë të radhës pastaj luajmë me Cityn, të shohim nëse do i mposhtim do t’iu afronim pak”, tha ai.

City momentalisht është lider në Premierligë me 62 pikë, 12 më shumë se United që zë pozitën e dytë./Lajmi.net/

Lexo të tjera