Lajme

Dega e PDK-së në Malishevë i përgjigjet Fatmir Limajt

0

Dega e PDK-së në Malishevë i është përgjigjur Fatmir Limajt, lidhur me mundësin e një koalicioni parazgjedhor.

Kjo degë thotë se është i papranueshëm koalicioni mes PDK-së dhe Nismës.

Ja reagimi i PDK-së në Malishevë:

Ja pse është i papranueshëm koalicioni mes PDK-së dhe Nismës

Dje Fatmir Limaj në TV Malisheva kërkoi një koalicion me PDK-në, ashtu si e quajti ai të “sinqertë” dhe me “zemër”.

Ne po ia sjellim vetëm një reagim, nga qindra të tillë, si dëshmi se koalicioni është i papranueshëm për bazën e PDK-së në Malishevë.

Dëshmia me e mirë është Gazmend Kryeziu (dhe shumë të tjerë) i cili është larguar nga puna padrejtësisht më 2014. Është detyruar të largohet nga Kosova, për të cilën edhe kishte luftuat si pjesëtarë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pra, Gazmendi dhe 244 mësimdhënësve tjerë si Gazmendi që janë larguar dhe degraduar janë ndër ato pengesat për një koalicion me Nismën./Dritarja.net

Lexo të tjera