Lajme

Deklarata e ministave serbë, reagon ashpër Çitaku – kritikon ndërkombëtarët

0
deklarata-e-ministave-serbe,-reagon-ashper-citaku-–-kritikon-nderkombetaret

Ajo me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq po i kërcënon serbët që janë të gatshëm të japin informacione për varrezat masive në Serbi, shkruan lajmi.net.

Çitaku ka përmendur fatkin se që nga përfundimi i luftës edhe mbi 1 mijë kosovarë vazhdojnë të mbesin të zhdukur.

Në këtë kontekst ajo ka kritikuar ashpër ndërkombëtarët për  mos-reagimin e tyre.

Postimi i plotë:

Ministri i Jashtëm i Serbisë kërcënon publikisht serbët të cilët janë të gatshëm të ndajnë informacione rreth vendndodhjeve të varreve masive në Serbi

Pastaj, Ministri i Mbrojtjes i Serbisë përdor një gjuhë nënçmuese ndaj shqiptarëve në një deklaratë zyrtare

Mbi 1000 shqiptarë janë zhdukur që nga përfundimi i luftës në ‘99.

Heshtja e bashkësisë ndërkombëtare ende s’ka përgjigjigje. /Lajmi.net/

Lexo të tjera