Bota

Del Piero paralajmëron Juventusin, thotë se Inter dhe Atalanta janë favoritet për titullin

0
del-piero-paralajmeron-juventusin,-thote-se-inter-dhe-atalanta-jane-favoritet-per-titullin

Ikona italiane e futbollit, Del Piero, beson se Inter dhe Atalanta do ta rrezikojnë seriozisht Juventusin.

Një start jo i mirë i sezonit nga Juve rrit edhe më shumë frikën për dështim në Serie A këtë edicion, dhe Del Piero tashmë ka identifikuar edhe rivalët.

“Inter dhe Atalanta janë kandidatët serioz për ‘Scudetto’. Atalanta kanë maturinë e duhur dhe pas barazimit në Torino sezonin e kaluar, kanë pishmanet e tyre”, ka thënë Del Piero, transmeton lajmi.net.

“Lazio kanë kualitetet, por duhet të merren me përkushtim të dyfishtë, me Kupën. Dhe Inter, … epo ata shohin pesë ndryshime që kanë bërë ndaj Fiorentina dhe e dimë sa vendimtarë mund të jenë”, ishin fjalët e italianit.

Juve barazoi 2:2 me Romën këtë fundjavë, duke bërë hapin e parë fals nën urdhrat e Andrea Pirlo. /Lajmi.net/

Lexo të tjera