Sport

Delegohen gjyqtarët për ndeshjet e xhiros 33-të në Superligë

0
delegohen-gjyqtaret-per-ndeshjet-e-xhiros-33-te-ne-superlige

Vëmendja e kësaj jave do të jetë në Gjilan, ku edhe do të zhvillohet derbi i “Anamoravës” mes Gjilanit dhe Dritës, transmeton lajmi.net.

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se Shpëtim Murtezi do të jetë kryesori i kësaj ndeshje, derisa Dardan Çaka do të drejtojë ndeshjen Feronikeli – Trepça 89.

Ndeshjen mes Besës dhe Prishtinës do ta udhëheqe gjyqtari Visar Kastrati, ndërsa Mervan Berjtullahu do të jetë gjyqtari kryesor në ndeshjen Ballkani – Arbëria.

Më poshtë mund të shikoni edhe listën e plotë të gjyqtarëve të deleguar për secilën ndeshje të Superligës për këtë javë./Lajmi.net

Lexo të tjera