Në ditët e fundit të merkatos, Ousmane Dembele është në mesin e emrave më të përmendur.
Anësori francez i Barcelonës lidhet me mundësinë e kalimit në ‘Old Trafford’, te Manchester United.
Një mundësi të tillë nuk e ka hedhur poshtë as trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman.
“Për momentin ai është lojtar i Barcelonës. Ka akoma një ditë kohë për ardhje e largime. Do të shohim”, ka thënë Koeman, transmeton lajmi.net.
Manchester United tash e sa kohë janë interesuar për francezin.
Lojtari dëshiron qëndrimin në ‘Camp Nou’, por skuadra mund të pajtohet për ndonjë lëvizje eventuale.
Mbetet të shihet se çfarë sjellin orët e fundit të merkatos. /Lajmi.net/