Lajme

Dënohet me burgim të përjetshëm Trimor Lalinovci, që vrau dhe më pas dogji trupin e shokut të tij

0
denohet-me-burgim-te-perjetshem-trimor-lalinovci,-qe-vrau-dhe-me-pas-dogji-trupin-e-shokut-te-tij

Lalinovci u shpall fajtor për vrasjen e kryer në dhjetor të vitit 2019.

Gjykata gjeti se i akuzuari, me dashje, në mënyrë dinake dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, kishte privuar nga jeta Shkodran Bytyqin, transmeton lajmi.net.

Bytyqi ishte vrarë më 8 dhjetor 2019 në fshatin Surqinë, e më pas i dyshuari kishte marrë trupin e viktimës dhe e kishte dërguar në fshatin Kishnapole të Gjilanit.

Lalinovci dyshohet se më ishte kthyer përsëri në këtë fshat dhe ia kishte vënë zjarrin kufomës së Bytyqit./Lajmi.net/

Lexo të tjera