Sport

Depay: Jam shumë i lumtur, do të jap gjithçka për klubin

0
depay:-jam-shume-i-lumtur,-do-te-jap-gjithcka-per-klubin

Depay mbrëmë kompletoi transferimin e tij te Barcelona, transmeton lajmi.net.

Sulmuesi, nënshkroi kontratë dy-vjeçare të vlefshme deri në vitin 2023.

Holandezi sot ka folur për herë të parë si ‘Blaugranë’:

“Përshëndetje të gjithëve, më në fund zyrtarisht, unë do të bashkohem me FC Barcelona, ​​jam shumë i lumtur për këtë. Është një ëndërr e realizuar për mua të bashkohem në klubin më të madh në botë me tifozët më të mirë”, tha ai.

“Padyshim që unë dua të falënderoj të gjithë bordin e Barcelonës, presidentin dhe trajnerin për bërjen e marrëveshjes. Së bashku me ekipin tim kemi arritur një marrëveshje përfundimtare”, shtoi ai.

“Unë jam shumë i ngazëllyer për këtë, shumë krenar dhe do të jap gjithçka për klubin. Pra, po, unë jam gati. Visca Barça”, përfundoi Memphis Depay.

‘Blaugranët’ kanë transferuar katër futbollist Eric Garcia, Sergio Aguero, Emerson Royal dhe Memphis Depay. /Lajmi.net/

Lexo të tjera