Lajme

Deputeti i LDK-së fajëson Arbërie Nagavcin për përplasjen në Kuvend

0
deputeti-i-ldk-se-fajeson-arberie-nagavcin-per-perplasjen-ne-kuvend

Manaj ka thënë se sa herë që ka ndodh incidente në Kuvend, gjithmonë kanë ndodhur për shkak se kryesuesi i seancës i ka nxitur.

Sipas tij, përplasja ndodhi meqenëse Nagavci nuk po di si ta menaxhojë seancën.

“Sa herë që kanë ndodh incidente në Kuvend, kanë ndodhur për shkak se kryesuesi i seancës i ka nxitur duke mos e menxhu seancën mirë. Incidenti i sotëm ndodhi shkaku i juaj. Nuk keni të drejtë tua ndalni fjalën deputeteve”, tha Manaj.

Ndryshe, gjatë debatit për të pagjeturit, deputetët e LDK-së dhe LVV-së janë përplasur mes vete fizikisht.

Lexo edhe: 

VIDEO/ Si nisi dhe ku përfundoi përplasja fizike e deputetëve në Kuvend

Lexo të tjera